Në konferencën për media të mbajtur të premten në Filarmoninë e Kosovës, përfaqësues të komunitetit muzikor iu kanë dhënë ultimatum institucioneve që të gjejnë një zgjidhje për sallën koncertale, në të kundërtën ata kanë paralajmëruar se do t’i pezullojnë aktivitetet e tyre muzikore. ... See more
Përfaqësues të komunitetit artistik nuk po e kapërdijnë lehtë humbjen e fondeve për projektin e ndërtimit të sallës koncertale në Prishtinë, e cila parashihej të zinte vend në ish-objektin e... ... See more
Koncert mjeshtri i Filharmonisë së Kosovës Visar Kuci në reportazhin e televizionit publik gjerman ZDF. Liria e lëvizjes dhe zgjermini i BE-se trajtohen në këtë raport derisa në Poznan, krerët e qeverive nga 10 vende të BE-së takohen me përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor për të planifikuar hapat drejt anëtarësimit në BE. #eu #visas #westbalkan #beethoven9 #kosovophilharmonic #prishtina #kosovo ... See more
Im polnischen Posen treffen sich die Regierungschefs von 10 EU-Ländern mit Vertretern des Westbalkans um die Schritte zur EU-Mitgliedschaft zu planen. Doch es gibt Hindernisse auf dem Weg zum Beitritt, gerade bei der Jugend macht sich Hoffnungslosigkeit breit. ... See more
Filharmonia e Kosovës në mënyrë madhështore ka përmbyllur sezonin 2018/2019 këtë të mërkurë në sheshin “Skëndërbeu”. Ishte nder për Prishtinën që për herë të parë kori dhe orkestra e Filharmonisë së Kosovës të performoj në hapësirë të hapur. Simfonia e 9-të e Beethoven-it ngjalli emocion tek mijëra qytetar që ishin mbledhur në shesh për të ndjekur dirigjimin e të palodhshmit Maestro Yanagisawa, solistëve Arta Jashari, Vikena Kamenica, Liridon A. Sadriu dhe Armando Likaj dhe instrumentistëve të orkestrës. #2020Prishtina #FilharmoniaeKosoves ... See more
Për të sjellë atë në Prishtinë ishte kërkuar një rast i veçantë dhe drejtuesit e këtij institucioni menduan se 20-vjetori i çlirimit të Prishtinës ishte i tillë. Këtë mendim e forconte edhe më shumë mesazhi i veprës, që është një thirrje për paqe. ... See more
Filarmonia e Kosovës ka dalë nga kornizat e saj të zakonshme me koncertin e fundit të organizuar në kuadër të aktiviteteve 20/20 për shënimin e çlirimit të Prishtinës. Ka marrë përsipër të interpretojë... ... See more
Ndryshe nga skenat ku publiku takohet me lojën e Filarmonisë së Kosovës, instrumentistët dhe kori mbrëmë kanë zënë vend në skenën e vendosur në qendër të Prishtinës. Rrugëtimin muzikor në ambient të hapur e nisi orkestra, e cila për më shumë se një orë u dha zë notave të një prej simfonive më kërkuese dhe më të interpretuara në botë. Simfonia e 9-të e Bethoveenit në tërësi erdhi premierë për publikun kosovar, duke bartur porosinë për bashkim dhe paqe. ... See more
Ndryshe nga skenat ku publiku takohet me lojën e Filarmonisë së Kosovës, instrumentistët dhe kori mbrëmë kanë zënë vend në skenën e vendosur në qendër të Pri...
Lexo më shumë detaje
Si asnjëherë më parë, Filharmonia e Kosovës sjell performancë të jashtëzakonshme në hapësirë të hapur para mijëra qytetarëve. Në këto momente në sheshin “Skëndërbeu”, Toshio Yanagisawa po dirigjon mbi 110 instrumentistë dhe solistë në performancën e Simfonisë Nr. 9 të kompozitorit Ludwig Van Beethoven. Kjo Simfoni bart si porosi thirrjen për vëllazëri dhe paqe, duke qenë kështu performanca ideale për aktivitetet 20/20 (20 aktivitete, 20 vjet liri) të organizuara nga Komuna e Prishtinës. Sonte së bashku me korin e FK-së gjithashtu do të performojnë Arta Jashari (soprano), Vikena Kamenica (mexosoprano), Liridon Sadriu (tenor) dhe Armando Likaj (bariton). Ky koncert i veçantë u organizua nga Filharmonia e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës, në partneritet me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe partneri medial “Kohavision”. ... See more
Në skenën e këtij koncerti që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” prej orës 20:00 do të ngjiten mbi 110 instrumentistë të Filarmonisë së Kosovës, por edhe instrumentistë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. ... See more
Kori dhe orkestra e Filarmonisë së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve 20/20 të Komunës së Prishtinës, sonte në mbrëmje sjell “Simfoninë Nr. 9” të kompozitorit Ludwig van Beethoven. Filarmonia e Kosovës sjell “Simfoninë nr. 9” të Beethovenit Kori dhe orkestra e Filarmonisë s... ... See more
Sonte 🙂 Filharmonia e Kosovës sjell “Simfoninë nr. 9” të Beethovenit
Kori dhe orkestra e Filarmonisë së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve 20/20 të Komunës së Prishtinës, sonte në mbrëmje sjell “Simfoninë Nr. 9” të kompozitorit Ludwig van Beethoven. Në skenën e këtij... ... See more