Conductors

Rafet Rudi

Conductor

U lind në Mitrovicë, më 1949. Studimet i kreu pranë Akademisë së Mu­zikës në Beograd, ku diplomoi në degën e dirigjimit dhe të kom­pozimit. Mbaroi studimet pasuniversitare, kurse speciali­zoi në Konservatorin Nacional të Parisit, në klasën e kompozitorit Claude Ballif. Në periudhën 1980 – 1987 ishte dirigjent permanent i Korit profesional të Radiotelevizionit të Pri­shtinës, me të cilin koncertoi në të gjitha qendrat dhe festivalet e rëndësishme në ish Jugosllavi. Merret me publicistikë dhe ka mbi 400 shkrime të ndryshme. Të botuar ka disa libra shkollorë, si dhe librin teorik “Sprova estetike.” Është themelues i Qendrës Kosovare për Muzikën e Re dhe themelues i Festivalit “ReMusica”.

Rudi është laureat i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve të rëndësishme: Çmimi i Dhje­torit të Kosovës për krijimtari (1983); Çmimi i Festivalit Ndërkombëtar BEMUS; Çmimi vjetor i SHKK për vitin 1982 etj. Është autor i shumë veprave të të gjitha gjinive. Veprat kryesore: Simfonia, Koncert për kitarë dhe orkestër harkor, Kuartet harkor, ‘The return’ për mexosoprano dhe or­kestër simfonik, ‘Malli për udhëtarin e humbur’ për violinë dhe kor, ‘Laudatio Funebris’ për soprano dhe orkestër harkor etj.

Veprat i janë botuar në Francë, Holandë, Zvicër dhe në Gjermani. Ato i luhen në shumë vende të botës. Rudi është dirigjent i Korit të Filharmonisë që nga viti 2006, me të cilin ka pasur shumë paraqitje të rëndësishme në vend dhe jashtë tij (Kroaci, Itali, Angli etj.). Falë tij, Kori me kompentencë i kushtohet literaturës moderne korale si dhe literaturës korale të renesansës dhe barokut. Në repertorin e Korit të Filharmonisë zënë vend të merituar, gjithashtu veprat bashkëkohore të kompozitorëve shqiptarë. Nën drejtimin e tij, Kori dhe Orkestra e Filharmonisë realizojnë një mori veprash të rëndësishme vokalo-instrumentale si: ‘Vespro della Beata Virgine 1610’ e Monteverdit, Kantata Nr.28 e Bahut, ‘Gloria’ e Vivaldit, Mesha në C-dur e Beethovenit, Mesha e Haydnit ‘In Tempora belli’, ‘Stabat mater’ e Pergolesit etj. Në vitet e fundit, Rudi i përkushtohet restaurimit dhe adaptimit të literaturës korale të autorëve të vjetër shqiptarë. Për herë të parë, para publikut shqiptar, shfaqen veprat me rëndësi të madhe historike të Gjergj Danush Llapacaj (XVI), Jan Kukuzelit (XIII) dhe Niketa i Remisianës (shek. IV). Rafet RUDI është Anëtar i rregullt i Akademisë

X