Conductors

Toshio Yanagisawa

Permanent cundoctor

Toshio Yanagisawa studioi dirigjimin orkestral në Ecole Normal de Musique në Paris. Ai poashtu vijoi studimet e dirigjimit orkestral me Yutaka Sado dhe Kazushi Ono. Me sukses kaloi audicionin në masteklasin e dirigjimit në festivalin Verbier për të studiuar me të famshmin James Levine dhe Kurt Mazur. Si fitues i vendit të dytë në Garat Ndërkombëtare të Dirigjimit në Tokio në vitin 2000 ai ishte dirigjent mysafir i Filharmonisë së Re Japoneze, Filharmonisë së Japonisë, Orkestrës Filharmonike të Tokios, Orkestrës Metropolitane të Tokios, Orkestrës Simfonike të Tokios, Orkestrës Filharmonike të Qytetit të Tokios, Orkestrës Simfonike Sinsei, Orkestrës Simfonike të Sapporos, Filharmonisë së Sendait, Orkestrës Simfonike të Gunma-s, Orkestrës Filharmonike të Nagoya-s, Orkestrës Simfonike të Kiotos, Filharmonisë së Osakës, Orkestrës Hyogo PAC, Ansamblit Orkestral të Kanazawa-s etj. Yanagisawa ishte dirigjent permanent i Teatrit të Operës dhe Baletit të Maqedonisë në vitet 2005-2007. Në mars të vitit 2007 ishte dirigjent mysafir me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës. Nga tetori i vitit 2007 ai merr pozitën e dirigjentit permanent të Filharmonisë së Kosovës. Në vitin 2010 realizon turne koncertale në Japoni me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës. Krahas kësaj ai dirigjon edhe me Orkestrën Simfonike të Shën Petersburgut, Orkestrën Simfonike të Pragës, Orkestrën Simfonike West Bohemian, Filharmoninë e Sarajevës, Orkestrën Simfonike të RTV Shqiptar, Teatrin e Operës së Stambollit etj. Në vitin 2007 ai themelon Orkestrën Kamerale Ballkanike.Deri tani me këtë orkestër ai realizoi një varg koncertesh në Japoni, Kosovë, Shqipëri,Maqedoni, Bosnjë e Hercegovinë, SHBA ,në sallën e famëshme Musik Verein në Vjenë etj. Në vitin 2010 me Orkestrën Kamerale Ballkanike u prezantua në Samitin e Liderëve Ballkanik nën ombrellën e Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Gazeta e njohur “Newsweek” zgjodhi dirigjentin Yanagisawa si njërin nga 100 japonezët e Nderit Botëror. Angazhimi i Yanagisawa-s në shtetet e Ballkanit vazhdon të ndiqet me kujdes nga mediat e shumta japoneze si: NHK TV ‘NHK News Ohayou Nippon’, NHK BS1 TV ‘BS Special-Harmony to Compromise’, ‘BS Special-Linger’, ‘Today’s World’, TBS TV ‘Tetsuya Chikushi NEWS 23, BS Japan (TV Tokyo) dhe të tjerë. Toshio Yanagisawa është aktualisht Drejtor Artistik i Orkestrës Kamerale Ballkanike dhe dirigjent permanent i Orkestrës Filharmonike të Kosovës.

Gregory Charette

Main invited cundoctor

Gregory Charette (i lindur më 1987 në Los Anxhelos) është dirigjent dhe programator thellësisht i angazhuar në interpretimin dhe promovimin e muzikës bashkëkohore. Aktualisht është drejtor muzikor i ansamblit muzikor “Oerknal!”, i cili është angazhohet në ri-krijimin, ri-mendimin  dhe gjallërimin e eksperiencës koncertale. Ka studiuar me Pierre Boulez-in në Festivalin e Lucern-it në vitin 2011 dhe ka shërbyer si dirigjent në  Festivalin Holandez të 100 vjetorit të John Cage-it e poashtu edhe në programin për kompozitorët në ardhje të Festivalit të Aldeburgh-ut, ku ka punuar me Oliver Knussen dhe Colin Matthews. Ka debutuar me ansamblin ASKO|Schönberg në hapjen e festivalit “Gaudeamus”  në vitin 2012. Gregory ka mbaruar studimet baçellor në kompozim në Konservatorin e Muzikës Oberlin, ku ka studiuar me Lewis Nielson dhe ka marrë pjesë në master klase me Helmut Lachenmann, David Lang dhe Rebecca Saunders. Në Holandë shkoi për të studiuar dirigjimin orkestral në Konservatorin Mbretëror të Hagës dhe aty përfundoi edhe studimet master me Mjeshtër Kombëtar Holandez në dirigjimin orkestral, një program i cili i mundësoi të dirigjojë dhe punoi me orkestra të ndryshme profesionale holandeze.

Angazhimet përfshijnë koncerte me ASKO|Schönberg Ensemble, Nieuw Ensemble, Ensemble Contrechamps, Britten-Pears Ensemble, Nederlands Philharmonisch Orkest, Residentie Orkest, Noord Nederlands Orkest dhe Philharmonie Zuidnederland. Ka qenë ligjërues i ftuar në Konsevatorin e Amsterdamit dhe Konservatorin Mbretëror të Hagës. Charette është dirigjent kryesor i ftuar i Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës. Aktualisht jeton në Hagë.

X