Orkestra e Filharmonisë së Kosovës

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës u themelua pas luftës së fundit në Kosovë në vitin 2000 me iniciativë të disa muziktarëve të dalluar kosovar. Fillimisht si ansambël harkor e më vonë orkestër kamerale, Filharmonia e Kosovës paraqet padyshim vazhdimësinë e punës së ish Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit të Prishtinës (themeluar më 1975) veprimtaria e së cilës u shua me dhunë nga regjimi serb në vitin 1990. Pas konsolidimit të institucioneve shtetërore të Kosovës, Filharmonia e Kosovës kalon në përkujdesje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës. Orkestra e Filharmonisë së Kosovës ka realizuar një varg koncertesh simfonike dhe atyre operistike në kuadër të sezoneve koncertale vjetore. Në programet e orkestrës janë prezantuar veprat e kompozitorëve botërorë dhe atyre shqiptarë të të gjitha orientimeve stilistike. Me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës  koncertuan solistë si: Pavel Vernikov – violinë, Kevin Kenner – piano, Inva Mula – soprano, Tedi Papavrami – violinë, Sihana Badivuku – violinë, Antonio Gashi – violonçel, Venera Kajtazi – flaut, Lejla Pula – piano, Lule Elezi – piano, Misbah Kaçamaku – piano, Ermonela Jaho – soprano, Derek Han – piano, Ardita Statovci – piano, Romain Leleu – trumbetë, Thomas Gould – violinë, Petrit Çeku – kitarë, Luka Sulic – violonçel, Stephen Prutsman – piano, Kian Soltani – violonçel, Segei Nakariakov – trumbetë, Iskandar Widjaja – violinë, Giovanni Bellucci – piano, Ramë Lahaj – tenor, Frano Lufi – bas, Gëzim Myshketa – bariton, Mariana Leka – soprano  etj. si dhe dirigjentët:  Bahri Çela, Pavle Deshpali, Ermir Krantja, Bujar Llapaj, Eno Koço, Toshio Yanagisawa, Li Fi Fi, Rafet Rudi, Baki Jashari, Desar Sulejmani, Claudio Buchler, Rene Gulikers, Alexander Prior, Robert Lehrbaumer, Nayden Todorov, Arbër Dhomi, Boian Videnoff, Gregory Charette, Marcio da Silva, Nathalie Marin, Fernando Briones, Alexander Walker etj.

X