Filharmonia e Kosovës

Filharmonia e Kosovës është institucioni më i lartë i muzikës klasike në Republikën e Kosovës. Brenda tij funksionojnë dy njësi, orkestra simfonike dhe kori i Filharmonisë të cilat së bashku numërojnë rreth 120 anëtarë. Brenda një sezoni koncertal Filharmonia e Kosovës realizon mbi 30 koncerte dhe aktivitete.

Orkestra

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës u themelua pas luftës së fundit në Kosovë në vitin 2000 me iniciativë të disa muziktarëve të dalluar kosovar. Fillimisht si ansambël harkor e më vonë orkestër kamerale, Filharmonia e Kosovës paraqet padyshim vazhdimësinë e punës së ish Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit të Prishtinës (themeluar më 1975) veprimtaria e së cilës u shua me dhunë nga regjimi serb në vitin 1990.

Kori

Kori i Filharmonisë së Kosovës është ansambël profesionist me 50 anëtarë, i cili paraqet vazhdimësinë e  punës së Korit Profesional të Radiotelevizionit të Prishtinës i cili zhvilloi veprimtarinë e tij në vitet 1980-1990 nën drejtimin e dirigjentit Rafet Rudi. Repertori i Korit të Filharmonisë së Kosovës përfshinë vepra të epokave të ndryshme stilistike nga renesansa e deri te veprat e kompozitorëve të muzikës bashkëkohore.

NGJARJE

Shator, 2026

Filtro Ngjarjet

Nuk ka ndonje ngjarje.

ORKESTRA

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës u themelua pas luftës së fundit në Kosovë në vitin 2000 me iniciativë të disa muziktarëve të dalluar kosovar

KORI

Kori i Filharmonisë së Kosovës është ansambël profesionist me 50 anëtarë, i cili paraqet vazhdimësinë e  punës së Korit Profesional të Radiotelevizionit të Prishtinës i cili zhvilloi veprimtarinë e tij në vitet 1980-1990 nën drejtimin e dirigjentit  Rafet Rudi.

LAJMET E FUNDIT

No Results Found

The page you requested could not be found. Try refining your search, or use the navigation above to locate the post.

BILETAT

Për tërheqjen e biletave për koncertet dhe aktivitetet e Filharmonisë së Kosovës drejtohuni direkt në objektin e Filharmonisë së Kosovës ose në numrin e telefonit + 383 38 244 938

X