Gregory Charette

Hagë, 28.10.2018

 

Që nga viti 2017 kam pasur fatin e mirë të dirigjojë Filarmoninë e Kosovës në katër raste të ndara, duke drejtuar orkestrën në interpretimin e një game të gjerë veprash që nga shek. XIX, fillim shekulli 20-të e deri tek repertori i muzikës së sotme. Gjatë kësaj kohe, kam qenë i impresionuar vazhdimisht nga ngrohtësia e orkestrës,  gatishmëria për të punuar, përmirësuar dhe zhvilluar. Paralelisht me këtë jam impresionuar (dhe  frymëzuar) nga qyteti i Prishtinës, energjia rinore dhe mikpritja e popullit të Kosovës.

Që nga projekti im i parë me Filarmoninë e Kosovës, ka pasur përpjekje të vazhdueshme për të zhvilluar aftësitë teknike dhe ekspresive të orkestrës, jo vetëm përmes punës sime por edhe përmes punës së shumë dirigjentëve mysafir e të talentuar të cilët në punën me orkestrën bartin talentin dhe eksperiencën e tyre.

Çdo koncert është një tjetër hap përpara, duke shënuar zhvillim, përmirësim dhe rritje në një nivel të caktuar. Megjithatë, ky progres  do të mund të vazhdojë vetëm nëse Kosova angazhohet pa mëdyshje dhe investon në ndërtimin e sallës së koncerteve.

 

*****

 

Nga pikëpamja krejtësisht teknike, një sallë e koncerteve do të siguronte akustikën e duhur për shfaqjet muzikore. Kjo nuk është pikë e vogël. Çdo gjë përmirësohet kur ka akustikë të mirë –  ekuilibri, intonacioni, prodhimi e tingujve, luajtja në ansambël etj.

Por përfitimet e një salle të koncerteve shkojnë larg përtej “shqetësimeve”  të thjeshta muzikore. Në fakt, aspektet sociale dhe ekonomike të një projekti të tillë janë arsyet e vërteta pse Kosova dhe Prishtina duhet të japin mbështetjen për një investim të tillë. Një sallë koncertesh do të shërbente si vend takim, qendër kulturore. Ajo do të vepronte si shtëpia e Filarmonisë së Kosovës dhe pritëse e shfaqjeve të grupeve nga i gjithë vendi dhe rajoni. Do të ishte një sallë moderne koncertesh, e pajisur plotësisht për të paraqitur jo vetëm muzikën klasike, por xhazin, muzikën botërore (world) madje edhe atë pop.

Do tu jepte mundësinë festivaleve dhe institucione për të ftuar artistë nga jashtë, duke i dhënë publikut të Kosovës mundësinë për të dëgjuar orkestra të nivelit botëror, ansamble dhe interpretues të dalluar – në këtë mënyrë një sallë e koncerteve do të ndihmonte kultivimin e kulturës dhe marrëdhënieve artistike me institucionet ndërkombëtare. Ka gjithashtu përfitime të caktuara ekonomike. Ndërtimi i sallës do të ishte një projekt i madh publik, dhe pasi të përfundojë, do të ofrojë punë të shumta në administratë, teknikë dhe sektorin e shërbimeve. Sa i përket zhvillimit kombëtar dhe komunal, do të jepte një sallë koncertesh, do t’i krijonte shansin Kosovës dhe Prishtinës për të krijuar një pikë kulturore referuese, një ndërtesë për të cilën do të jeni krenar, një strukturë që simbolizon rritjen dhe zhvillimin e vendit. Nuk mund të pretendoj të flas si ekspert i punëve të brendshme të Kosovës dhe  plotësisht e pranoj se ka nuanca politike, kulturore, shoqërore dhe ‘ngatërresa’ që unë nuk i kuptoj plotësisht. Megjithatë, mund të flas si një person që ka jetuar në Los Anxhelos gjatë ndërtimit të sallës së koncerteve “Walt Disney”, një strukturë që është bërë një nga monumentet më të njohura të qytetit, pikë referente e turistëve dhe vendorëve. Mund të flas si banor i Holandës, shtëpia e “Concertgebouw”, një prej sallave më të mëdha të koncerteve në botë dhe një burim i padiskutueshëm krenarie për popullin holandez. Mund të flas si muzikant që e kupton krenarinë qytetare, vlerën kulturore dhe ekonomike që një sallë koncertesh i sjellë një qyteti dhe në një shoqërie.

 

*****

 

Qyteti i Prishtinës dhe Kosova kanë para një të mundësi të pabesueshme. Bashkë me çdo vendim të madh politik, ka edhe të tillë që janë kundër ecjes para. Për të tillët, do doja të citoja një fjalë të urtë të cilën ma thoshte gjyshja: Ka gjithmonë

miliona arsye për të mos bërë diçka. Është e lehtë të jesh negativ, i pavendosur, cinik. Është shumë më e vështirë (nganjëherë shumë e vështirë) të jesh optimist. Por në këtë rast unë zgjedh për të qenë optimist; zgjedh optimizmin, sepse përvoja ime me Filarmoninë e Kosovës dhe publiku kosovar më lejon të jem optimist, më lejon të shpresoj. Mund të mos jetë e lehtë, por është absolutisht e domosdoshme  të ecni përpara dhe të angazhoheni për një kulturë thelbësore dhe të qëndrueshme.

 

Ndërtoni sallën.

Ndërtoni sallën.

Ndërtoni sallën.

 

Autori është dirigjent kryesor i ftuar i Filarmonisë së Kosovës

X